Aksion i Prokurorisë Speciale në veri – bastisje në nëntë lokacione, Elshani: Dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në veri të vendit, ku po kryhen bastisje në gjithsej nëntë lokacione. Zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Kossev, ka konfirmuar zhvillimin e operacionit, por pa dhënë shumë detaje. Ai ka bërë të ditur se dy bastisje […]

Rrahje në lokalin “Bubble” në Prishtinë – sulm ndaj një personi për shkak të orientimit seksual, i dyshuari përfundon në ndalim

Një përleshje fizike është regjistruar pas mesnate në lokalin “Bubble”, në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:50 të datës 18 tetor 2025, kur një person në gjendje të dehur ka sulmuar një qytetar për shkak të orientimit të tij seksual. I dyshuari, i identifikuar si […]

Katër nga pesë zyrtarët e lënduar në aksidentin e Ferizajt në gjendje të rëndë – reagim nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj janë përfshirë në një aksident trafiku të premten në mbrëmje, rreth orës 18:17, ndërsa ishin në krye të detyrës zyrtare. Sipas njoftimit të KQZ-së, katër nga pesë zyrtarët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen në […]

Kosova bëhet pjesë e institucionit të parë të BE-së – anëtarësohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC)

Kosova është pranuar për herë të parë në një institucion të Bashkimit Evropian, duke u bërë pjesë e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC). Ky organ këshillëdhënës, që përfshin përfaqësues nga shoqëria civile, sindikatat dhe organizatat ekonomike, vendosi të zgjerojë përfshirjen edhe për Kosovën si kandidat potencial për anëtarësim në BE. EESC ka hapur thirrjen […]

Trump refuzon kërkesën e Zelenskyt për raketat Tomahawk: “SHBA-të nuk duan përshkallëzim”

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar kërkesën e Volodymyr Zelenskyt për furnizimin e Ukrainës me raketa lundruese Tomahawk gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky kishte shpresuar t’i siguronte këto raketa për të goditur objektiva strategjike në Rusi, por Trump u shpreh se “nuk është koha për Tomahawk, është armë që Amerikës i […]

Kurti nuk i bashkohet protestës në Tiranë — Maqedonci: Lufta e UÇK-së mbrohet me diplomaci, jo vetëm në sheshe

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka komentuar mungesën e kryeministrit Albin Kurti dhe lëvizjes Vetëvendosje në protestën e sotme në Tiranë, e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Në një intervistë për “Puls” në A2 CNN, Maqedonci theksoi se protesta ka një […]

Djali i Hashim Thaçit, në ballë të protestës në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është parë në mesin e protestuesve të shumtë që sot janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë. Protesta, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), […]

Zyrtarizohet marrëveshja e re me përzgjedhësin Franco Foda

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se ka finalizuar marrëveshjen e re dyvjeçare me përzgjedhësin Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit deri në fund të vitit 2027. Kontrata është nënshkruar më 6 tetor nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi Foda, në ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, duke […]

KDI: Vendimi i Kushtetueses mund ta ndalë formimin e Qeverisë

Vullnet Bugaqku nga KDI ka thënë se ankesa e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit mund të ndikojë në procesin e formimit të qeverisë. Sipas tij, gjykata mund të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e punës së Kuvendit dhe veprimeve institucionale, derisa të merret vendimi përfundimtar. […]

Dy policë sulmohen në Vushtrri, i dyshuari përfundon në mbajtje

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor pas një sulmi që ka ndodhur pasditen e së enjtes në Vushtrri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari nuk ka ndaluar në momentin kur është urdhëruar nga zyrtarët policorë dhe më pas i ka goditur ata me motoçikletë. Ngjarja është […]