Ronaldo: “Suksesi nuk është rastësi” pas fitores së Al-Nassr

Cristiano Ronaldo ishte ndër lojtarët më meritorë në fitoren e skuadrës së tij, Al-Nassr, ndaj Al-Fateh në Ligën Profesionale Saudite. Sulmuesi portugez fillimisht humbi një penallti, por vetëm një minutë më vonë e korrigjoi gabimin me një gjuajtje të fuqishme nga distanca. Pas ndeshjes, Ronaldo ndau një mesazh motivues në rrjetet sociale: “Suksesi nuk është […]

Grenell: Gjykata Speciale e korruptuar, të ndërpritet financimi

Richard Grenell, Emisar i SHBA-së për Misione Speciale, ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë është tërësisht e korruptuar dhe ka propozuar që t’i ndërpritet financimi. Deklaratat e tij u bënë përmes një postimi në rrjetin social X. Grenell përmendi edhe rastin e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, i arrestuar nga Gjykata Speciale mbi pesë […]

Liverpool – Manchester United, derbi i javës në Premierligë

Këtë të diel, Premierliga angleze ofron një nga përballjet më të pritura të sezonit, ku Liverpool përballet me Manchester United në kuadër të javës së 8-të të kampionatit. “Reds” aktualisht renditen të tretët me 15 pikë, katër më pak se kryesuesit e Arsenalit, ndërsa vijnë pas një periudhe jo të mirë me tri humbje radhazi, […]

Ushtria izraelite nis sulme ajrore në Gaza pas incidentit në Rafah

Ushtria izraelite ka nisur një sulm ajror në Gaza, pas një incidenti në Rafah, në pjesën jugore të Gazës, ku trupat izraelite u sulmuan me armë zjarri, raporton The Times of Israel. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ende nuk kanë komentuar mbi sulmet, ndërsa si Izraeli, ashtu edhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të […]

13 vjet nga nisja e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel

Sot bëhen 13 vjet nga takimi i parë mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i zhvilluar më 19 tetor 2012 në Bruksel. Takimi u mbajt me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton, atëkohë përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, dhe shënoi fillimin e dialogut politik […]

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen, por nuk e shmangin balotazhin

Numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës po vazhdon për të tretën ditë me radhë dhe ka sjellë ndryshime në disa komuna, por pa ndikuar në shmangien e balotazhit. Sipas KQZ-së, në Mitrovicë votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin: kandidati i LVV-së, Faton Peci, ka kaluar të PDK-së, Arian Tahiri, me epërsi prej 116 […]

26 punëtorë humbin jetën në vendin e punës për vetëm 10 muaj – fajësohen punëdhënësit, Inspektorati i Punës dhe gjykatat

Gjatë periudhës janar–tetor 2025, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e punës në Kosovë. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, e ka quajtur situatën alarmante, duke thënë se 95% e rasteve ndodhin për shkak të neglizhencës së punëdhënësve dhe mosrespektimit të standardeve të sigurisë. Azemi ka kritikuar edhe Inspektoratin e […]

Aksion i Prokurorisë Speciale në veri – bastisje në nëntë lokacione, Elshani: Dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në veri të vendit, ku po kryhen bastisje në gjithsej nëntë lokacione. Zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Kossev, ka konfirmuar zhvillimin e operacionit, por pa dhënë shumë detaje. Ai ka bërë të ditur se dy bastisje […]