Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot në ora 09:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo seancë pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në procesin gjyqësor, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe të opinionit publik […]

Ambasada amerikane në Tiranë, paralajmëron shqiptarët: Martesat për dokumente përbëjnë krim federal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët shqiptarë, duke u kërkuar që të tregojnë kujdes në proceset e emigracionit, veçanërisht ato që lidhen me sigurimin e dokumenteve përmes martesës. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës për qëllime emigrimi konsiderohet krim federal […]

Kosova synon afrimin me NATO-n mes zhvillimeve të reja gjeopolitike

Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për Kosovën, në një kohë kur rreziqet e sigurisë në Evropë janë në rritje. Autoritetet theksojnë se rruga drejt këtij objektivi varet edhe nga zhvillimet gjeopolitike, ndërsa ende nuk ka konfirmim për një aplikim formal. Qeveria në detyrë nënvizon rritjen e investimeve në mbrojtje dhe avancimin e statusit të […]

Lehtësohet qarkullimi në Merdarë, pritjet bien në 15–20 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave nga terreni në orën 14:45, situata në pikën kufitare Merdarë është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me orët e mëngjesit, kur pritjet arrinin deri në tre orë. Aktualisht, pritjet për hyrje në Kosovë në këtë pikë […]

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Votimi në 16 ambasada dhe 13 konsullata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë për herë të dytë votimin fizik në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin që mbahen më 28 dhjetor. Sipas KQZ-së, votimi jashtë vendit do të zhvillohet më 27 dhjetor në 29 përfaqësi diplomatike, përkatësisht në 16 ambasada dhe 13 konsullata, të shpërndara në 18 […]

Hoti: Papërgjegjësi në sektorin e energjisë, importi i rrymës afro 1 miliard euro

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar gjendjen e furnizimit me energji elektrike në vend, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe pasojë të keqmenaxhimit shumëvjeçar të sektorit energjetik. Në një reagim publik, Hoti ka theksuar se gjatë ditës së djeshme janë shënuar ndërprerje të gjata të rrymës në shumë fshatra të komunës së […]

Pikat kufitare të Kosovës po përballen me pritje të gjata si pasojë e fluksit të shtuar të mërgimtarëve për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare të Merdarës pritjet për hyrje po zgjasin nga 180 deri në 200 minuta, duke e bërë atë pikën më të ngarkuar aktualisht. Fluks i rritur është evidentuar edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ku qytetarët po presin nga 30 deri në […]

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj shtatë zyrtarëve të dyshuar për përfshirje në veprime korruptive.

Të dyshuarit u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të një operacioni të gjerë antikorrupsion, të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me AKI-në. Në mesin e tyre përfshihen një gjyqtar i Gjykatës së Graçanicës me inicialet J.M., tre zyrtarë nga avokatura me inicialet N.K., M.D. dhe B.D., eksperti gjyqësor […]

Nis fluksi i mërgimtarëve drejt Kosovës, pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë

Ka nisur ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë me rastin e festave të fundvitit, duke shkaktuar rritje të fluksit në disa pika kufitare. Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë arrijnë deri në një orë. Ndërkohë, në pikëkalimin kufitar Merdarë situata paraqitet më e […]

Sveçla telefonon Božinovićin për lehtësimin e kalimit kufitar të mërgatës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka telefonuar Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Božinović, pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë. Gjatë bisedës telefonike, Sveçla ka diskutuar mundësitë për një kalim sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e […]