Rreth 15 milionë euro shpenzoi buxheti i Kosovës për dy palë zgjedhje brenda nëntë muajve

Kosova ka organizuar brenda këtij viti dy procese zgjedhore: zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt dhe zgjedhjet lokale më 12 tetor, me balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor. Ekzistojnë gjasat që në dhjetor të ketë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, në rast se nuk formohet qeveria e re. Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, vetëm […]

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të takohet sot pasdite në Uashington me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Takimi vjen në sfondin e përpjekjeve të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas bisedave të fundit telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe sinjalizimeve për një takim të mundshëm në Budapest.Megjithatë, takimi mes Trump dhe Putinit nuk pritet të zhvillohet së shpejti. Zyrtarë amerikanë dhe burime të ndryshme mediatike raportojnë se planet […]

Arrestohen dy persona, një kosovar dhe një shtetas i huaj, me mbi 2 kg kokainë

Njësia për Reagim të Shpejtë e Policisë së Kosovës ndaloi një automjet me targa të huaja gjatë një kontrolli rutinor në Prishtinë, duke arrestuar dy persona nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Gjatë kontrollit, shtetasi i huaj tentoi të largohej dhe sulmoi në mënyrë agresive policinë. Policia sekuestronte 2,270.6 gramë kokainë, 13,550 euro para […]

Kosova dhe Serbia shkëmbyen sërish akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i sekretarit të Përgjithshëm për misionin UNMIK në Kosovë, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen akuza ndaj njëri-tjetrit. Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, e konsideroi raportin si të njëanshëm dhe kritikoi Serbinë si kërcënim për rajonin, […]

Mbrëmje spektakolare në Ligën e Kampionëve – 43 gola në 9 ndeshje, dominim i gjigantëve evropianë

Xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve solli një mbrëmje të jashtëzakonshme futbolli, me plot 43 gola të shënuar në vetëm nëntë përballje, ku skuadrat më të mëdha të kontinentit treguan forcën dhe ambicien e tyre për sukses. Barcelona zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në “Camp Nou”, duke mposhtur Olympiacosin me […]

Kurti në Londër: Partneriteti me Britaninë e Madhe forcon paqen dhe stabilitetin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur vizitën në Mbretërinë e Bashkuar me një takim me mërgatën shqiptare në Londër. Ai theksoi se partneriteti Kosovë–Britani është ndërtuar mbi bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë, duke kontribuar në paqe e stabilitet. Kurti përmendi arritjet e qeverisë, përfshirë katërfishimin e […]

Haziri reagon për koalicionin VV-LDK në Vushtrri: Kurti po shfrytëzon situatën për përfitime politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar koalicionin e krijuar në nivel lokal në komunën e Vushtrri mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Ai tha se kryeministri Albin Kurti po përpiqet të shfrytëzojë situata të tilla për përfitime politike. “Kurti po ‘targeton’ dhe po i maksimalizon situatat e tilla. Ne e kemi cilësuar si […]

Gjykata Speciale refuzon dëshmitë për krimet serbe në Kosovë, i konsideron të parëndësishme për rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të mos pranojë shumicën e dëshmive të dorëzuara nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, të cilat dëshmonin për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Sipas gjyqtarëve, këto prova nuk kanë lidhje të mjaftueshme me akuzat ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin, Jakup […]

Garë e ngushtë në Mitrovicë, Tahiri dhe Peci ndahen nga një diferencë e vogël votash

Numërimi i votave me postë në Komunën e Mitrovicës ka përfunduar, duke zbuluar një garë shumë të ngushtë mes kandidatëve për kryetar. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 47.96% të votave, ndërsa Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 47.60%. […]

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sot zhvillohen 9 ndeshje spektakolare

Pas një pushimi trejavor, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me 9 ndeshje që premtojnë shumë spektakël. Ndeshjet e para fillojnë në orën 18:45, ku Barcelona do të përballet me Olympiacosin, ndërsa Kairat do të luajë ndaj Pafosit. Më pas, në orën 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në […]