Trainkos u ofron studentëve 50% zbritje në biletat e udhëtimit me tren

Kompania e hekurudhave Trainkos Sh.A. ka njoftuar se studentët do të mund të përfitojnë zbritje prej 50 për qind në biletat e trenit, me kusht që të plotësojnë disa kritere të përcaktuara nga kompania. Sipas njoftimit, për të përfituar nga kjo lehtësi, studentët duhet të posedojnë kartelën e identifikimit të fakultetit për vitin akademik aktual […]

Specialja miraton një ditë shtesë për dëshminë e Wesley Clarkut në gjyqin ndaj Thaçit

Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për të rezervuar një ditë shtesë në kalendarin e seancave, në kuadër të dëshmisë së planifikuar të dëshmitarit Wesley Clark (1DW-007). Sipas njoftimit, dëshmia e Clarkut pritet të fillojë më 18 nëntor pasdite. Pas vlerësimit të kohës së nevojshme […]

Punëtorët e RTK-së protestojnë sot për vonesën e pagave

Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) do të zhvillojnë sot një protestë për shkak të vonesave në pagesën e pagave. Protesta pritet të mbahet në orën 11:00, para hyrjes së objektit të RTK-së, raporton IndeksOnline. Sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), arsyeja kryesore e vonesës së pagave është pamundësia e votimit të buxhetit të […]

Tragjedi në Tetovë: Raportohet se gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen variantet e tjera. Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër në Tetovë, raporton AlsatMk. Policia […]

Akreditohen mbi 8 mijë vëzhgues për balotazhin e 9 nëntorit 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar disa vendime në kuadër të përgatitjeve për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që do të mbahet më 9 nëntor. Në mbledhje, një nga çështjet kryesore ishte procesi i akreditimit të vëzhguesve nga partitë politike, organizatat vendore e ndërkombëtare dhe mediat, të cilët do ta monitorojnë […]

Edita Tahiri: Osmani u sigurua për mbështetjen e VV-së për mandatin e dytë presidencial

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani lidhur me mandatarin e ri për formimin e qeverisë. Në një postim në Facebook, ajo tha se Osmani ka mbështetur dy herë kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, edhe pse pa u siguruar paraprakisht për shumicën në Kuvend. Sipas Tahirit, […]

Aksion policor në tri komuna, Sekuestrohen armë, fishekë dhe pajisje, një person përfundon në ndalim

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar sot në Vushtrri, Klinë dhe në fshatin Carabreg të Deçanit, në kuadër të hetimeve ndaj një grupi të dyshuar për mbajtje dhe përdorim të armëve pa leje, sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin. Sipas informatave, aksioni është realizuar më 04.11.2025 nga […]

Orav kërkon formimin e shpejtë të qeverisë: “Kosovës i duhet shumicë e fuqishme për reformat”

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u bëri thirrje partive politike të tejkalojnë dallimet dhe të formojnë sa më parë qeverinë e re. Ai theksoi se Kosovës i duhet një shumicë e qëndrueshme parlamentare për të zbatuar reformat, ratifikuar Planin e Rritjes së BE-së dhe përmbushur obligimet në dialogun me Serbinë. Orav tha se […]

Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, për formimin e qeverisë së re. Vendimi u bë publik në një konferencë për media, ku Osmani tha se veprimi është në përputhje me aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese dhe me nenin 95, paragrafi 4 të Kushtetutës. Ajo sqaroi se […]