Bedri Hamza emërohet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot Bedri Hamzën në krye të partisë, pas një procesi votimi që është përmbyllur me mbështetje unanime dhe pa asnjë votë kundër. Me këtë mandat të ri, Hamza merr drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit dhe pritet të përcaktojë kursin e ardhshëm strategjik të partisë, në një […]

Ambasada e Kosovës në Slloveni u bën thirrje kosovarëve pas vjedhjes së targave në Lubljanë

Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka njoftuar se shtetasit kosovarë, të cilëve u janë vjedhur targat e automjeteve pas ndeshjes së mbrëmshme Slloveni–Kosovë, duhet të raportojnë rastet në Policinë e Republikës së Sllovenisë dhe të kontaktojnë për asistencë. Në njoftim theksohet se raportimi në polici është hapi i parë i domosdoshëm, ndërsa për mbështetje dhe […]

41 aksidente dhe 10 arrestime brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor, ku pasqyrohet gjendja e sigurisë dhe trafikut gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 41 aksidente trafiku, prej të cilave 11 me të lënduar dhe 30 me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Në kuadër të kontrollit rrugor, policia […]

Bedri Hamza falënderon Memli Krasniqin për kontributin në krye të PDK-së 

Ish-ministri dhe anëtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohje për Memli Krasniqin, pas përfundimit të mandatit të tij në krye të partisë. Në një postim në rrjete sociale, Hamza ka vlerësuar kontributin e Krasniqit gjatë periudhës së udhëheqjes me PDK-në, duke theksuar integritetin dhe përkushtimin e tij. “Nuk […]

KQZ fillon tërheqjen e pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka nisur procesin e tërheqjes së pakove të supozuara me fletëvotime që i përkasin votimit me postë jashtë vendit, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave. Sipas njoftimit të KQZ-së, tërheqja e pakove po bëhet nga kutitë postare të vendosura në […]

Gjykata Supreme refuzon katër ankesa kundër vendimeve të PZAP-së

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar katër ankesa të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të lidhura me rezultatet dhe shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit 2025. Në rastin e parë, me numër lënde AA.nr.108/2025, është refuzuar ankesa e kandidatit të “Lidhjes për Prishtinën”, Kreshnik Sopi, i […]

IPK nis hetimet pas ankesave për reagimin policor në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka pranuar një ankesë dhe informacione lidhur me reagimin e policisë në Qendrën Komunale të Numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut. Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar veprimet paraprake hetimore për të verifikuar pretendimet se disa zyrtarë policorë […]

RTK në krizë financiare, Sindikata kërkon ndërhyrjen urgjente të presidentes Osmani

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) ka paralajmëruar për një kolaps financiar në RTK dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për zhbllokimin e buxhetit të institucionit publik. Sipas sindikatës, punëtorët e RTK-së nuk kanë marrë pagat e tyre prej disa javësh, duke u përballur me vështirësi serioze […]

OVL-UÇK thërret protestë në Strasburg më 16 nëntor: “Aty ku filloi padrejtësia ndaj Kosovës”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Drejtues për të diskutuar përgatitjet për protestën që do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg. Në njoftimin e OVL-UÇK-së thuhet se protesta do të zhvillohet në orën 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, dhe se ftohen të gjithë shqiptarët të marrin […]

Kompania sllovene pranon përgjegjësinë për gabimin teknik në fletëvotimet e Mitrovicës, KQZ publikon sqarimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë një sqarim zyrtar nga kompania sllovene CETIS lidhur me gabimin e evidentuar në disa fletëvotime të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025 në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë. Sipas hetimit të kompanisë, problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin […]