Para të falsifikuara deponohen në ProCredit Bank në Prishtinë – Nis hetimi për “Falsifikim të parasë”

Një rast i ri i falsifikimit të parasë është zbuluar në një degë të ProCredit Bank në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku gjatë një periudhe prej më shumë se një muaji janë deponuar para të dyshuara si të falsifikuara në vlerë prej 527 euro. Rasti është raportuar më 15 korrik 2025 në Stacionin Policor […]

641 çifte u divorcuan në Kosovë nga janari deri në maj 2025

Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 641 raste të divorcit, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Vetëm gjatë muajit maj janë shënuar 113 shkurorëzime, që përfaqësojnë një rënie prej 19% krahasuar me muajin prill. Komuna me numrin më të lartë të divorceve në […]

Tentimvrasje në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri nga të dyshuarit në pranga, dy në arrati

Më 12 korrik 2025, në rrugën “Shala e Bajgorës” në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, një person u plagos me armë zjarri teksa po ruante një pronë private brenda një kontejneri. Viktima, F.V., kërkoi ndihmë mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë dhe më pas u transferua në QKUK, ku ndodhet ende nën përkujdesje dhe mbikëqyrje policore. Policia […]

Real Madrid prezanton Álvaro Carrerasin, i jep fanellën me numrin 18

Real Madrid ka prezantuar zyrtarisht përforcimin më të ri në mbrojtje, Álvaro Carreras, duke i dhënë atij fanellën me numrin 18 në ceremoninë e mbajtur të martën në stadiumin “Santiago Bernabéu”. Carreras, i cili iu bashkua klubit nga Benfica fundjavën e kaluar për një shumë prej 50 milionë eurosh, ishte një objektiv i hershëm i […]

Arrestohen dy persona në Pejë pas 10 ditësh në arrati – dyshohet se sulmuan një person me pjesën e poshtme të armës

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Pejës pas 10 ditësh në arrati, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person, duke e goditur me pjesën e poshtme të një arme. Rasti kishte ndodhur më 4 korrik 2025 në rrugën “Uesli Klark” në Pejë, ku sipas Policisë, ishin njoftuar fillimisht për një rrahje. Pas daljes […]

Isa Mustafa kritikon LDK-në: E margjinalizuan Avdullah Hotin për marrëveshjen me SHBA-në

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër pas deklaratave të fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila nga SHBA vlerësoi Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në vitin 2020 nga Avdullah Hoti si kryeministër. Mustafa e quajti “mashtrim” ndryshimin e qëndrimit të Osmanit, duke kujtuar se ajo dhe Vetëvendosje dikur e kishin […]

Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin e Muratit për pezullimin e arkave fiskale

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, që pezullonte për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale. Aktgjykimi është marrë më 7 korrik nga një kolegj gjyqësor i kryesuar nga gjyqtarja Delushe Halimi, duke e shpallur këtë udhëzim si të jashtëligjshëm. Rasti u […]

Gjinekologu akuzohet për keqpërdorim të pozitës – dyshohet se e detyroi pacienten të lindë në klinikë private ku punonte vetë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj gjinekologut S.GJ., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, mjeku në fjalë dyshohet se më 31 janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e […]

Osmani nga Riga: Rusia nuk ka ndikim në Kosovë, por situata është ndryshe në Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero, ndërsa ka shprehur shqetësim për ndikimin e këtij shteti në Serbi. Në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, në kryeqytetin Riga, Osmani është pyetur për marrëdhëniet me Serbinë dhe përpjekjet e Rusisë […]

Për herë të 47-të dështon seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Ka dështuar sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi edhe në seancën e sotme – e 47-ta me radhë – deputetët nuk arritën të procedojnë me votimin e kryeparlamentarit. Seanca u mbajt në përpjekje për të formuar fillimisht komisionin për votim të fshehtë, por ky proces po kundërshtohet nga partitë që në legjislaturën […]