PDK kërkon dorëheqjen e ministrave pas vendimit të Supremes: Funksionet e dyfishta janë jokushtetuese dhe të paligjshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar nga Qeveria në detyrë që të lirojë funksionet ekzekutive, pas vendimit të Gjykatës Supreme që, sipas saj, vërteton se mbajtja e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave-deputetë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në një konferencë për media, deputeti Përparim Gruda theksoi se aktgjykimi i Supremes […]

Të shtëna me armë në Pejë – Policia identifikon të dyshuarin, por ai ndodhet në arrati

Një incident me armë zjarri është raportuar këtë të martë në fshatin Qyshk të Pejës, ku një person ka shtënë pranë një mobilierie dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për IndeksOnline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 të […]

Agim Musliu: Gjykata Speciale u ngjiz me idenë ruse – është kurth ndaj Kosovës dhe Perëndimit

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë, e cila po gjykon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një produkt i një iniciative ruse të nisur në vitin 2008 nga deputeti rus Konstantin Kosachev. Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se Rusia dhe Serbia kanë bashkëpunuar për vite […]

Krasniqi pas rrëzimit të mocionit nga Specialja: E vërteta nuk do të ndryshojë kurrë, çlirimtarët janë të pafajshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të refuzuar mocionin e mbrojtjes që kërkonte rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Krasniqi e cilësoi vendimin si “një […]

Lille i vendos çmimin Zhegrovës – Evertoni hyn në garë për transferimin e tij

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë këtij afati kalimtar veror, dhe klubi francez tashmë ka caktuar çmimin e tij – 20 milionë euro. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shprehur dëshirën për të bërë një hap të ri në karrierë, me Napoli që mbetet destinacioni i preferuar i tij. Megjithatë, sipas raporteve të […]

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite – disa të arrestuar në qytete të ndryshme

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës në familje të ndodhura brenda 24 orëve të fundit në disa qytete të vendit. Në të gjitha rastet janë ndërmarrë veprime policore, ndërsa disa persona janë arrestuar. Në Istog, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar një person tjetër me […]

OVL-UÇK reagojnë pas vendimit të Gjykatës Speciale: Mesazh negativ për drejtësinë

Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë vendim si zhgënjyes dhe shqetësues për drejtësinë. Në një deklaratë të përbashkët, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Shoqata e Invalidëve të Luftës (SHIL) dhe Shoqata […]

Çitaku: Duhet kujdes maksimal kur komentohen deklaratat e zyrtarëve amerikanë – Problemi është te qasja e qeverisë

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për kujdes dhe maturi nga zyrtarët institucionalë të Kosovës kur komentojnë deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë. Ajo theksoi se çdo paqartësi apo dilemë duhet të trajtohet përmes kanaleve diplomatike dhe në mënyrë diskrete. Duke iu referuar deklaratave të presidentes Vjosa […]

Gjykata Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes – Të gjitha akuzat ndaj krerëve të UÇK-së mbesin në fuqi

Gjykata Speciale ka refuzuar mocionin e paraqitur nga avokatët mbrojtës të krerëve të UÇK-së, përmes të cilit kërkohej rrëzimi i disa pjesëve të aktakuzës që lidhen me periudhën kohore para majit 1998 dhe pas qershorit 1999. Mbrojtja argumentoi se në këto periudha nuk ka pasur konflikt të armatosur në Kosovë, prandaj akuzat për krime të […]