Ndërron jetë pasagjerja e lënduar në aksidentin pranë Liqenit të Livoqit në Gjilan

Ka ndërruar jetë pasagjerja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur dje afër Liqenit të Livoqit në Gjilan, ku u përfshinë dy vetura me targa vendore. Sipas Policisë, nga përplasja e drejtpërdrejtë u lënduan katër persona – dy drejtuesit dhe dy pasagjerë. Të lënduarit u dërguan fillimisht në emergjencën e Gjilanit, ndërsa drejtuesi i […]

Skenderaj: Arrestohet një burrë pasi sulmoi tri gra – viktimat përfundojnë në spital

Një burrë është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht tri gra, të cilat si pasojë e lëndimeve kanë kërkuar trajtim mjekësor. Ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2025 rreth orës 12:30. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kosovar u ndalua dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti […]

Shtyhet seanca për rastin “Banjska” për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim

Vetëm pak minuta pas fillimit, seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë është shtyrë për të hënën, për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim të propozuar nga Prokuroria Speciale. Lajmin e konfirmoi gjyqtari i çështjes, duke theksuar se dita e sotme ishte parashikuar pikërisht për dëshminë e këtij dëshmitari. Në Gjykatën Themelore […]

Parandalohet kontrabandë me mallra në Viti – sekuestrime me vlerë mbi 5 mijë euro

Njësia e përbashkët TASK FORCE – Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ka ndërmarrë veprime të shtuara në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut, me qëllim parandalimin e aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare. Gjatë një aksioni në territorin e komunës së Vitisë, kjo njësi ka ndaluar një automjet furgon me targa […]

Zelensky: Po negociojmë një marrëveshje të madhe me presidentin Trump, kjo mund të jetë pikë kthese

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se është në bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, për një marrëveshje të rëndësishme në fushën e mbrojtjes, që do të përfshinte bashkëpunim të zgjeruar në teknologjinë e dronëve. Në një intervistë për New York Post, Zelensky tha se marrëveshja parasheh që SHBA të blejë dronë […]

Hoti reagon ndaj Osmanit: Mandatin po e përmbyll pa rezultate, pesë vite demagogji e mashtrime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani, e cila në një konferencë për media e quajti atë “tepër jorelevant” dhe tha se nuk dëshiron t’i kushtojë asnjë sekondë. Në përgjigje, Hoti tha se presidentja po e përmbyll mandatin pesëvjeçar pa asnjë rezultat konkret dhe pa […]

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fundjavë, rasti shkon në Kushtetuese

Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e moskonstituimit të Kuvendit, nëse deri atëherë nuk formohen institucionet. “Sapo të përfundojë vikendi, rasti do të dërgohet për interpretim në Kushtetuese. Mosrespektimi i afatit tridhjetëditor duhet të ketë pasojë juridike,” tha Osmani në konferencë për […]

Ushtarët amerikanë ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Kosovë – shpëtojnë Manastirin e Deviçit në Skënderaj

Ushtarët amerikanë po vazhdojnë të japin ndihmë konkrete në Kosovë, jo vetëm për sigurinë, por edhe në përballjen me zjarret që kanë përfshirë vendin këtë verë. Trupat nga Garda Kombëtare e Kentucky-t, që veprojnë në kuadër të KFOR-it, kanë ndërhyrë për të ndihmuar në shuarjen e disa prej këtyre zjarreve, përfshirë edhe një rast që […]

Musliu: Jevtiqit iu gjetën dokumente të Serbisë e Rusisë – arrestimi, sukses i koordinimit të AKI-së dhe institucioneve të sigurisë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka komentuar arrestimin e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, duke e cilësuar rastin si një ndër sukseset më të mëdha në fushën e kundërzbulimit. Jevtiq është arrestuar nën dyshimet për spiunazh në shërbim të Agjencisë serbe të Inteligjencës (BIA). Musliu tha se rasti është rezultat i një koordinimi […]

Erëra të fuqishme dhe pluhur në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Podujevë e Lipjan – IHMK paralajmëron për rrufe dhe reshje të izoluara

Qytetet Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria janë përfshirë sot nga erëra të fuqishme, të cilat kanë ngritur sasi të konsiderueshme pluhuri në ajër, duke shkaktuar turbullira dhe ulje të dukshmërisë në disa rrugë. Pamje të publikuara nga Meteo Ballkan dhe në rrjete sociale tregojnë rrugë të mbuluara me pluhur dhe pamje të mjegullta të […]