Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë – ndalohen dy persona për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen tragjike të dy punëtorëve në një vendpunim, ngjarje e cila ndodhi më 21 korrik 2025. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas marrjes së informacionit nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, Prokurori kujdestar, njësitet përkatëse të Policisë si dhe […]

Dështim i 50-të në konstituimin e Kuvendit – afati kushtetues në rrezik

Përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke thelluar krizën institucionale dhe vënë në pikëpyetje respektimin e afatit kushtetues për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se mbledhja e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 11:00. Megjithatë, pengesa kryesore mbetet mungesa e marrëveshjes […]

Rasti “Banjska” – Tre të akuzuarit para gjykatës, pritet dëshmia e një dëshmitari të mbrojtur

Tre të akuzuarit për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit janë paraqitur sot në Pallatin e Drejtësisë, ku po vazhdon seanca gjyqësore ndaj tyre. Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët ndodhen në masë paraburgimi, u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Në këtë seancë, pritet të dëshmojë një […]

MPJD njofton bashkatdhetarët: Kujdes gjatë udhëtimit me dokumente të skaduara – disa shtete nuk lejojnë kalimin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lëshuar një njoftim zyrtar për bashkatdhetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës me dokumente të skaduara, duke i paralajmëruar për vështirësitë që mund të hasin gjatë kalimit transit nëpër disa shtete. Sipas MPJD-së, ndonëse mund të lejohen hyrjet në Kosovë me dokumente të skaduara përmes transportit rrugor, […]

Afati kushtetues drejt fundit – ende pa zgjidhje për bllokadën në Kuvendin e Kosovës

Me afrimin e datës 26 korrik, kur përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, situata politike mbetet e bllokuar dhe pa sinjale për ndonjë zgjidhje të afërt. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore. Megjithatë, pavarësisht kalimit të […]

E emocionoi kënga e UÇK-së, shtiu me armë në ajër – përfundon në ndalim 48-orësh në Prishtinë

Një aheng familjar në Prishtinë ka përfunduar me ndërhyrje të Policisë dhe ndalimin e një personi që festoi me armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve. Rasti ka ndodhur më 20 korrik 2025, rreth orës 22:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, ku qytetarët raportuan për të shtëna armësh. Njësitë policore intervenuan menjëherë dhe identifikuan të dyshuarin […]

Sot tentimi i 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot në orën 11:00, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 50-të, në përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Megjithatë, procesi mbetet i bllokuar në mungesë të një marrëveshjeje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Edhe përpjekja […]

Tetë muaj pas sulmit në Ibër-Lepenc, hetimet vazhdojnë – dy persona ende në paraburgim

Gati tetë muaj pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ende nuk është ngritur aktakuzë lidhur me rastin. Dy të dyshuarit kryesorë, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, të arrestuar menjëherë pas shpërthimit që dëmtoi infrastrukturën kritike, vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se hetimet janë ende në […]

Aksident në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, rrokulliset një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, ku një veturë është rrokullisur si pasojë e përplasjes. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve që çuan në aksident.