Arrestohet një shtetas serb në Han të Elezit në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi është kryer dje rreth orës 18:00. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa procedurat ligjore ndaj tij janë në vazhdim.

Gjykata e Apelit kalon në orar të reduktuar për shkak të temperaturave ekstreme

Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se prej sot do të funksionojë me orar të reduktuar, si masë mbrojtëse ndaj temperaturave të larta që pritet të përfshijnë vendin. Ky vendim është marrë në zbatim të urdhëresës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (Nr. 261/2025, e datës 27 qershor 2025), si dhe në përputhje me paralajmërimet […]

Arrestohet një person në Prishtinë për të shtëna me armë në aheng familjar

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Mramor të Prishtinës. Rasti ka ndodhur rreth orës 00:20, ku pas marrjes së informatave, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se kishte pasur gjuajtje me armë. I dyshuari F.A., 66 […]

KFOR-i vendos shenja paralajmëruese në kufirin Kosovë–Serbi për të parandaluar kalimet e paqëllimshme

KFOR-i ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa ekzistuese përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut të kalimeve të paqëllimshme. Në njoftimin për media, KFOR-i thekson se shenjat janë vendosur për të paralajmëruar qytetarët se po i afrohen vijës kufitare administrative (ABL), duke shtuar se kjo është […]

Musliu: Arsenijeviq u shpërblye nga Radoiçiqi me banesë për përpjekjet destabilizuese në Kosovë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Aleksandar Arsenijeviq – i njohur si “opozitar” i Listës Serbe – është shpërblyer nga Millan Radoiçiq me një banesë në Vrnjaçka Banja, Serbi, për përfshirjen e tij në veprime që synojnë destabilizimin e veriut të Kosovës. Sipas Musliut, Arsenijeviqi është pjesë e një strukture të organizuar që […]

Përditësim nga kufiri: Pritjet më të gjata te “Dheu i Bardhë” për hyrje në Kosovë

Me nisjen e ardhjes së mërgimtarëve për pushime verore, qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po rritet, megjithatë situata vazhdon të jetë kryesisht e qetë. Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, pika kufitare “Dheu i Bardhë” është ajo me pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë […]

E bujshme: Drita dhe Shkëndija mund të përballen në Ligën e Evropës, nëse eliminohen nga Liga e Kampionëve

Është hedhur shorti për raundin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës, dhe një përballje interesante mund të ndodhë mes dy skuadrave shqiptare. Nëse Drita dhe Shkëndija eliminohen nga raundi i dytë i Ligës së Kampionëve, atëherë ato do të përballen mes vete në një derbi shqiptar në kuadër të Ligës së Evropës. Drita në […]

Piloti i një aeroplani pasagjerësh shmang përplasjen me një bombardues amerikan mbi Dakotën e Veriut

Një incident i rrezikshëm ajror është raportuar mbi shtetin e Dakotës së Veriut, ku një aeroplan pasagjerësh i kompanisë SkyWest – fluturimi Delta 3788 – kreu një “manovër agresive” për të shmangur përplasjen me një bombardues ushtarak amerikan. Aeroplani ishte nisur nga Minneapolis dhe po i afrohej qytetit të Minot, kur piloti vërejti një aeroplan […]

Mitrovicë e Veriut: Policia sekuestron dy armë (zolla) në një kompleks banesor

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë (zolla) në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut. Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore të Stacionit në Mitrovicë të Veriut kishin pranuar informacione operative për prani të mundshme të armëve të zjarrit në këtë lokacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë […]

Kurti: Marrëveshja për institucionet mund të arrihet këtë fundjavë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë kësaj fundjave pritet të mësohet nëse do të arrihet apo jo marrëveshja për krijimin e institucioneve të reja. Ai nuk konfirmoi nëse i ka ofruar pozitën e kryeparlamentarit Fatmir Limajt, duke theksuar se oferta ndaj Nismës Socialdemokrate ende nuk është konkretizuar me një marrëveshje […]