Çitaku kritikon Ministrinë e Jashtme pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Lulzim Halili, nga autoritetet serbe. Ajo tha se ky nuk është rasti i parë dhe se misionet diplomatike të Kosovës duhet të jenë më aktive për lirimin e qytetarëve që po mbahen në burgjet e Serbisë. “Fatkeqësisht, tashmë kjo është […]

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit chikungunya nga mushkonjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për përhapjen e virusit chikungunya, i cili transmetohet nga mushkonjat. Ky virus, që shkakton temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta të kyçeve, po përhapet me shpejtësi në shumë rajone të botës. Sipas OBSH-së, rreth 5.6 miliardë njerëz jetojnë në zona të rrezikuara. Shpërthimet aktuale […]

Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit – afati kushtetues në prag

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të 51-të, për të tentuar sërish konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në seancën e fundit, kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish propozime për anëtarët e komisionit zgjedhor, por në mungesë të tyre, u votua përbërja e […]

Ushtarët amerikanë patrullojnë në Kosovë për siguri dhe stabilitet

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë zhvilluar patrulla të montuara dhe të çmontuara në disa bashkësi lokale në gjithë territorin e Kosovës. Sipas njoftimit, këto patrulla kanë për qëllim forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm në zonat ku operojnë. “Përmes këtyre përpjekjeve, KFOR-i […]

Ambasada e SHBA-së: Kosova mund të bëhet faktor kyç në sigurinë globale përmes industrisë së mbrojtjes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka vlerësuar se sektori i mbrojtjes në vend ka potencial të madh për ta pozicionuar Kosovën si një kontribues të rëndësishëm në sigurinë ndërkombëtare. Në një postim në Facebook, pas një diskutimi të mbajtur mbi industrinë e mbrojtjes – organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcën e […]

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon më shumë kohë për përgatitje – kërkon shtyrje të afatit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë u mbajt një konferencë statusore për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku mbrojtja u ankua për mungesë kohe për përgatitjen e çështjes. Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, tha se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën për një afat 10-javor, duke caktuar 25 gushtin si datën për nisjen e mbrojtjes, […]

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse nuk konstituohet Kuvendi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbajë një konferencë për media sot në orën 16:00, ku sipas burimeve të Indeksonline, do të paralajmërojë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet deri në fundjavë, ajo do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime ligjore. Konferenca është paralajmëruar pa zbuluar detaje shtesë për përmbajtjen e […]

Drejtori i Policisë: I dimë qëllimet e Serbisë, jemi të përgatitur për çdo sfidë sigurie

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se institucionet e sigurisë janë të përgatitura për çdo sfidë që mund të paraqitet në vend, përfshirë kërcënimet që vijnë nga Serbia. Në një konferencë për media të mbajtur në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Hoxha tha se janë të vetëdijshëm për qëllimet politike të […]

Alternativa garon e vetme në gjashtë komuna në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se kjo parti do të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke garuar në gjashtë komuna të vendit. Në një konferencë për media, ajo tha se Alternativa do të ketë lista për kuvende komunale në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë […]

Polici dëshmon për natën e sulmit në Banjskë: Ishim përballë një grupi të organizuar, jo të thjesht kriminal

Në vazhdimin e seancës gjyqësore për rastin “Banjska”, dëshminë e tij e ka dhënë polici hetues Halim Behramaj, i cili përshkroi momentet dramatike të natës së sulmit. Ai tha se rreth orës 2 të mëngjesit ishte njoftuar për një barrikadë në Banjskë dhe se bashkë me kolegun Avni Shala ishte nisur drejt vendit të ngjarjes […]