Duda Balje: Nuk dua poste, kërkesa ime është komuna për boshnjakët

Deputetja boshnjake Duda Balje ka bërë të ditur se ka marrë një propozim nga Fatmir Limaj për të diskutuar rreth mundësisë së mbështetjes për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por thekson se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar: ajo nuk kërkon poste apo përfitime, por një komunë për komunitetin boshnjak. Në një intervistë për Indeksonline, […]

Mbyllet për publikun seanca në rastin “Banjskë” për shkak të dëshmisë së ndjeshme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbyllur për publikun seancën gjyqësore të së enjtes ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq. Prokurori special Naim Abazi kërkoi mbylljen e seancës duke theksuar se dëshmia e dëshmitarit Velko Iliq përfshin informacione të ndjeshme për sigurinë kombëtare […]

Ministria e Drejtësisë reagon për mbrojtjen juridike të Thaçit: Pagesat janë bërë në mënyrë të rregullt dhe transparente

Pas kërkesës urgjente të Fondacionit për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit, që Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë të ndërhyjnë për të parandaluar largimin e avokatit kryesor të ish-presidentit nga procesi në Hagë, ka ardhur reagimi zyrtar i Ministrisë. Në reagim, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit janë […]

Arrestohet në Vushtrri i kërkuari me dy urdhërarrestime – dërgohet për vuajtje të dënimit prej 19 muaj burgim

Një person i shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga njësia policore në këtë komunë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 23 korrik 2025, rreth orës 22:30, është arrestuar Flamur Ajvazi, 22 vjeç, ndaj të cilit ishin lëshuar dy urdhërarrestime aktive […]

Cakolli kritikon Presidenten Osmani: Po paragjykon Kuvendin pa bazë juridike

Kërkesa e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese për caktimin e një mase të përkohshme, ka nxitur reagime të ashpra në skenën politike. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një intervistë për emisionin “Click” në RTV21, ka vlerësuar se ky veprim përbën një paragjykim të pajustifikuar juridikisht ndaj procesit parlamentar. […]

Dy burra arrestohen në Vushtrri, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në një shtëpi

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri, nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë që dyshohet se ka ndodhur disa muaj më parë në një shtëpi të këtij qyteti. Të dyshuarit janë një mashkull 42-vjeçar me inicialet M.M. dhe një tjetër 44-vjeçar me inicialet E.Xh. “Pas intervistimit, ndaj […]

Memli Krasniqi mohon mundësinë që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit: Kurti nuk e propozon kurrë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përjashtuar mundësinë që Fatmir Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se nuk beson që ai do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje. “Nuk besoj kurrë që do të jetë kandidat. A e keni parë najkund që është propozu?”, u shpreh Krasniqi para mediave, duke […]

Abdixhiku: Nëse Vetëvendosje nuk e shfrytëzon të drejtën, ajo duhet t’i kalojë dikujt tjetër

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nëse partia fituese e zgjedhjeve nuk arrin ta konstituojë Kuvendin brenda 30 ditëve, atëherë e drejta për ta formuar shumicën duhet t’i kalojë një subjekti tjetër politik. Sipas tij, kjo është një qasje logjike, ngjashëm me rastin e formimit të qeverisë. “Nëse i pari nuk e shfrytëzon […]

Mbi 100 organizata kërkojnë veprim urgjent për të ndalur urinë në Gazë

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje qeverive të ndërmarrin masa urgjente për të ndalur përhapjen e urisë në Gazë dhe për të lehtësuar hyrjen e ndihmave. Në një deklaratë të nënshkruar nga 111 organizata, përfshirë Mercy Corps dhe Këshillin Norvegjez për Refugjatët, theksohet se ndihmat jetike si […]

Dështon përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit – përplasje verbale në sallë

Edhe në përpjekjen e 51-të, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej, duke vazhduar ngërçin institucional që po zgjat prej muajsh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Seanca e sotme zgjati vetëm disa minuta, përpara se kryesuesi Avni Dehari ta ndërpriste me fjalë të ashpra fjalimin e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu. “Nëse ke pak moral […]