OVL-UÇK njofton protestë më 7 gusht kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar një protestë gjithëpopullore që do të mbahet më 7 gusht, në orën 17:00, në Prishtinë, në përkrahje të ish-luftëtarëve që ndodhen në paraburgim në Hagë. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media tha se protesta do të organizohet për të kundërshtuar veprimet e […]

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin 33-vjeçar që u zhduk në liqenin e Ujmanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, ku një mërgimtar 33-vjeçar dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk është parë më të dalë në sipërfaqe. Bëhet fjalë për Rrahim Latifin nga fshati Cerajë i Mitrovicës, i cili jetonte në Suedi dhe ishte kthyer në Kosovë për pushime. […]

Grenell: Turp që Thaçi ende mbahet në burg, Haga është e prishur

I dërguari presidencial amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj vazhdimit të paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e quajtur “të turpshme” dhe duke kritikuar Hagën. Në një postim në X, ai kujtoi se ishte Jack Smith ai që e arrestoi Thaçin në vitin 2020, në kohën kur administrata Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. “Është […]

Kosova në paqartësi institucionale: Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin deri më 8 gusht

Pas 54 tentativash të dështuara për konstituimin e Kuvendit, Kosova ka hyrë në një krizë institucionale. Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme, duke ndaluar çdo mbledhje apo vendimmarrje nga deputetët deri më 8 gusht 2025. Tentativa e fundit më 26 korrik dështoi për shkak të mungesës së konsensusit politik. Lëvizja Vetëvendosje, me 48 mandate, […]

Bie ndjeshëm numri i zjarreve në Kosovë, aktiv mbetet vetëm një vatër në Prishtinë

Numri i zjarreve në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme në 12 orët e fundit, njofton Agjencia e Menaxhimit Emergjent. Aktualisht, i vetmi zjarr aktiv është regjistruar në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, ku ekipet zjarrfikëse ndodhen ende në terren. Sipas Agjencisë, situata gjatë pasdites së djeshme ishte e rënduar për shkak të shpërthimit […]

Hyn në fuqi ndalesa e Kushtetueses, pezullon veprimet e deputetëve deri më 8 gusht

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon ndërmarrjen e çfarëdo veprimi nga deputetët e Kuvendit deri më 8 gusht. Ky vendim vjen pas dështimit të fundit për konstituimin e Kuvendit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Seanca u karakterizua nga përplasje mes deputetëve: përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së tentuan të mbajnë […]

Limaj pas takimit me Osmanin: Prej tre muajsh s’ka marrëveshje

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar takimin e tij me presidenten Vjosa Osmani pas seancës së Kuvendit të mbajtur në orën 14:00. Ai tha se në takim u diskutua për situatën politike dhe theksoi se nuk ka marrëveshje mes partive tash e tre muaj. “Presidentja u interesua për zhvillimet dhe mundësitë e zgjidhjes. E […]

Mbahen homazhe shtetërore për heroin Enver Zymeri dhe zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës

Në përkujtim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe në shënim të Ditës Memoriale për zyrtarët policorë që kanë rënë në krye të detyrës, sot janë mbajtur homazhe shtetërore të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës. Homazhet kanë nisur në orët e para të mëngjesit me vizitën e […]

Redžepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një qeverie, jo për postin e kryeparlamentarit

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Redžepi, ka reaguar pas raportimeve se Fatmir Limaj mund të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, pas një takimi që ai pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Redžepi tha se nuk ka asnjë informacion për një propozim të tillë dhe theksoi se kandidatura e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit ka […]

Prishtinë: 36-vjeçar plagoset me armë, i dyshuari dorëzohet pas disa orësh

Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë ndodhi një tentativë vrasjeje ku një 36-vjeçar u plagos me armë zjarri. Policia gjeti 14 gëzhoja dhe gjurmë gjaku. Viktima u dërgua në QKUK për trajtim, ndërsa i dyshuari u dorëzua disa orë më vonë.