Brenda një dekade në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla – kriza demografike po godet arsimin në rajon

Rënia e natalitetit, emigracioni dhe zbrazja e zonave rurale po ndikojnë ndjeshëm në sistemin arsimor në rajon, duke çuar në mbylljen e qindra shkollave. Vetëm në Kosovë, gjatë periudhës 2013–2023 janë mbyllur 40 shkolla, ndërsa në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022 janë mbyllur 295 institucione arsimore. Në Maqedoninë e Veriut, numri i shkollave […]

Përleshje në Aeroportin e Prishtinës – arrestohen tre persona, dy të tjerë në arrati

Një përleshje fizike mes pesë personash ka ndodhur të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si pasojë e një mosmarrëveshjeje të çastit. Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, përfshirë një shtetas të Shqipërisë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë […]

Përleshje e armatosur në Dumnicë të Podujevës – dy të plagosur, një në arrati

Një përleshje e rëndë mes tre personave ka ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, ku janë përdorur armë zjarri dhe mjete të forta. Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 20:44, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta. Gjatë përleshjes, njëri nga të përfshirët është plagosur me armë […]

10 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi me 82 vota pro ndryshimin kushtetues që hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Vendimi u kundërshtua ashpër nga opozita e atëhershme, e cila e konsideroi gjykatën të padrejtë dhe cenim të sovranitetit. Qeveria dhe pozita, megjithëse e panë si të padrejtë, e cilësuan të domosdoshme për të […]

Fluks në rritje në pikat kufitare, pritje deri në 2 orë e 30 minuta te Dheu i Bardhë

Pikat kufitare të Kosovës po përballen me fluks të madh të hyrjeve, kryesisht nga mërgimtarët dhe qytetarët që po kthehen në vend. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes arrin deri në 2 orë e 30 […]

Rruga Klinë–Gjakovë drejt përfundimit, punimet në fazën finale

Punimet në rrugën Klinë–Gjakovë, një nga projektet më të diskutuara ndër vite, po shkojnë drejt përfundimit. Në segmentet rrugore Volljakë–Mrasor dhe Meqe–Bec, kompanitë “Benita Company” dhe “Mirusha” kanë intensifikuar aktivitetin, duke përshpejtuar procesin përmbyllës të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor. Në terren ka nisur vendosja e shtresës së asfaltit, ndërsa pjesë të tjera të trasesë […]

Nis vendosja e trajeve për dy urat e reja mbi lumin Ibër

Ka nisur vendosja e parë e trajeve mbi lumin Ibër, në kuadër të ndërtimit të dy urave të reja që do të lidhin pjesën jugore me atë veriore të qytetit. Punimet po zhvillohen me intensitet të lartë një muaj e një ditë pas vendosjes së gurthemelit. Kompania “Nisi Kran” është duke kryer sot punimet e […]

Kosova përfiton mbi 2 milionë euro nga Korniza Investuese e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Kosova ka përfituar mbi 2 milionë euro nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), një program i Bashkimit Evropian që synon mbështetjen e projekteve zhvillimore në rajon. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, i cili tha se, ndonëse Kosova ka qenë nën masa të padrejta nga BE-ja, vitin e kaluar […]

Dy persona arrestohen për trafikim me njerëz dhe shfrytëzim për shërbime seksuale

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se janë përfshirë në veprën penale të trafikimit me njerëz dhe shfrytëzimit të viktimës për qëllime seksuale. Sipas raportit policor, arrestimi ka ndodhur më 23 korrik 2025, rreth orës 17:00. Të dyshuarit janë shtetas kosovarë dhe pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit janë […]

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë – përfshihen edhe gra, burra dhe fëmijë

Policia e Kosovës ka raportuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar tetë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Prishtinën, Podujevën, Lipjanin, Suharekën, Istogun dhe Pejën. Të përfshirë në këto raste janë gra, burra, madje edhe fëmijë. Një nga rastet më të rënda është raportuar në Istog, […]