Vendos Kushtetuesja: Avni Dehari shkeli Kushtetutën, veç tri herë të propozohet kandidati për kryetar Kuvendi dhe të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës duhet të bëhet përmes votimit të hapur, në përputhje me aktgjykimin e saj të mëhershëm. Në vendimin e shpallur më 8 gusht 2025, Kushtetuesja konstatoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vepruar në kundërshtim me këtë aktgjykim gjatë […]

Policia arreston dy persona në Zveçan për vjedhje të pyllit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e pyllit” në komunën e Zveçanit. Rasti është raportuar më 07 gusht 2025, rreth orës 18:20, në Stacionin Policor të Zveçanit. Sipas njoftimit, njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informatës dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar […]

Presidentja Osmani takon përfaqësuesen e SHBA-së në Kosovë, diskutojnë për ngërçin politik dhe bashkëpunimin strategjik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm për tejkalimin e situatës. Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e […]

KOSTT ndan 400 mijë euro për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të punëtorëve

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka ndarë afro 400 mijë euro për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të punonjësve të saj. Kontrata është nënshkruar me kompaninë e sigurimeve “Eurosig”, pas përfundimit të procedurave të tenderimit ku kishin konkurruar pesë kompani, dhe është përzgjedhur oferta më e favorshme. Vlera e kontratës arrin në 391,809 euro […]

Dy shtetas shqiptarë paguajnë me para të falsifikuara në Prishtinë, ndalohen në pikën kufitare në Vërmicë

Dy persona me shtetësi shqiptare janë kapur nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përdorim të parave të falsifikuara në një pikë karburanti në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, rasti është denoncuar nga një punëtor i një pompe derivatesh, i cili ka njoftuar se dy persona që udhëtonin me veturë me targa të Shqipërisë kanë […]

Në pritje të aktgjykimit të Kushtetueses, sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Sot në mesnatë përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila ndaloi deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin veprime për konstituimin e Kuvendit. Masa u vendos pas tejkalimit të afatit 30-ditor të caktuar nga aktgjykimi i 26 qershorit. Gjykata pritet të publikojë sot një aktgjykim të ri, i cili do të […]

OKB: Rritje alarmante e kequshqyerjes te fëmijët në Gaza

Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet ndjeshëm, me një rritje të madhe të rasteve të kequshqyerjes akute te fëmijët. Sipas OCHA, vetëm në korrik janë regjistruar 11,877 fëmijë nën moshën pesë vjeç si të kequshqyer – shifra më e lartë mujore deri tani. Prej tyre, 2,562 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute, ndërsa 40 […]

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës. Aktualisht nuk ka informacione të sakta lidhur me numrin e të lënduarve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa autoritetet janë duke e trajtuar rastin. Do të ketë informacione të mëtejshme sapo ato […]

Aktakuzë për kanosje ndaj Albin Kurtit – Klinaku dhe Selmani mohojnë qëllimin kërcënues

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Të dy akuzohen se, përmes postimeve në rrjete sociale dhe deklaratave publike, kanë bërë kërcënime serioze ndaj Kurtit. Klinaku ka pranuar autorësinë e postimeve, përfshirë shprehjen “më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën”, […]

Pritje të gjata në pikat kufitare për dalje nga Kosova – deri në dy orë në Merdarë

Qytetarët që po largohen nga Kosova përmes pikave kufitare po përballen me pritje të gjata, veçanërisht në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet arrijnë deri në dy orë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona të gjata janë krijuar edhe te Dheu i Bardhë, me pritje deri në 90 minuta. […]