Kosovë: Mbi 13 mijë lindje në gjashtëmujorin e parë të vitit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat më të reja mbi natalitetin, sipas të cilave nga janari deri në qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 13 mijë e 250 lindje. Sipas statistikave, numri i meshkujve vazhdon të mbetet më i lartë – gjatë kësaj periudhe kanë lindur 6 mijë e 933 djem dhe […]

Sot nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Në Prishtinë sot fillon edicioni i 43-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili do të zgjasë deri më 29 gusht. Hapja solemne e punimeve do të mbahet të hënën, më 18 gusht 2025, në orën 11:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare. Më pas, seminari do të vazhdojë në sallën […]

Ferizaj: 25-vjeçari kapet me 13 qese marihuanë

Një rast i posedimit të narkotikëve është zbuluar në Ferizaj, ku Policia ka arrestuar një 25-vjeçar me disa doza të marihuanës të gatshme për shpërndarje. Ngjarja ka ndodhur më 17 gusht 2025, rreth orës 06:00, në qendrën tregtare “The Village”, në parkingun e marketit “Viva Fresh”. Patrulla policore ka vërejtur një person duke bërë veprime […]

Fitore dramatike e Beshiktashit ndaj Eyupsporit, Rashica titullar

Beshiktashi ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Turqisë, duke triumfuar të dielën mbrëma para tifozëve të vet ndaj Eyupsporit me rezultat 2:1. Takimi i xhiros së dytë solli emocione deri në fund, me Rafa Silvën që realizoi golin vendimtar në minutën e 96-të. Vendësit kaluan në epërsi herët, kur Tammy Abraham […]

Kontrolle të rrepta në Aeroportin e Prishtinës për pasagjerët nga Londra

Prishtinë, 18 gusht 2025 – Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka vazhduar zbatimin e planit operativ për kontrollin e pasagjerëve të fluturimit Londër–Prishtinë, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve të tjera ligjore. Gjatë kontrollit, një pasagjeri iu gjetën mjete monetare mbi kufirin e lejuar ligjërisht, në shumën prej 9,500 funte (rreth 11,033 […]

Derbi i javës së parë në Premierligë: Manchester United – Arsenal

Premierliga ka nisur me intensitet këtë sezon, dhe sot zhvillohet derbi i javës së parë në “Old Trafford”, ku Manchester United do të përballet me Arsenalin. Ndeshja nis në ora 17:30. Të dyja skuadrat janë përforcuar gjatë afatit kalimtar veror dhe pritet një duel i zjarrtë. Te Manchester United pritet të debutojnë Benjamin Sesko, Bryan […]

Një javë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, autorët e dyshuar, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull, janë ende në arrati, ndërsa qytetarët dhe familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi. Në këtë incident, babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë, humbën jetën në […]

Rrahje masive në Llaushë të Skenderajt, pesë persona të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar pasditen e së shtunës në fshatin Llaushë të Skenderajt, pas një rrahjeje mes tyre. Policia njofton se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve nuk është gjetur asgjë e ndaluar, ndërsa dy nga të përfshirët kërkuan trajtim mjekësor pas përplasjes. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar […]

Trump propozon takim trepalësh me Putin dhe Zelenskyn më 22 gusht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një takim trepalësh me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, më 22 gusht, për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje paqeje, raporton Axios. Gjatë një bisede telefonike, Trump ka propozuar një samit të drejtpërdrejtë, ku të dy liderët të diskutojnë […]

Messi rikthehet me gol e asist, Inter Miami mposht LA Galaxy 3-1

Inter Miami CF arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj LA Galaxy në “Chase Stadium”, me golin dhe asistin vendimtar të Lionel Messit. Mbrojtësi Jordi Alba hapi rezultatin, ndërsa golat e vonshëm të kapitenit Messi dhe sulmuesit Luis Suárez i siguruan ekipit fitoren e parë historike ndaj kampionëve në fuqi të MLS Cup. Inter Miami […]