CNN: Zelensky sot në Shtëpinë e Bardhë përballet me zgjedhje pothuajse të pamundur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të ketë sot një takim në Shtëpinë e Bardhë, i cili pritet të jetë sfidues dhe i tensionuar, duke rikujtuar përplasjen e tij të famshme me presidentin amerikan Donald Trump më 28 shkurt. CNN raporton se gjatë këtij takimi, Zelensky mund të përballet me kërkesa të vështira, përfshirë mundësinë e […]

Kurti i hyn konspiracionit për aktgjykimin: Gjithmonë i kemi respektuar, ndoshta duhet ta konsiderojmë çfarë të bëjmë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ngritur dyshime lidhur me vonesën në publikimin e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se gjithmonë ka respektuar vendimet e Kushtetuese, por situata aktuale duket ndryshe. “Nuk ka asnjë aktgjykim që nuk e kemi respektuar, por kur më pyesin sërish për respektimin e këtij aktgjykimi, më bën […]

Bajrami: Pesë vjet qeverisje Kurti, asnjë shenjë pozitive në infrastrukturë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrami, ka kritikuar qeverisjen pesëvjeçare të Albin Kurtit, duke theksuar se nuk është realizuar asnjë investim i rëndësishëm në rrugë, ura, hekurudha apo kapacitete energjetike. Ajo tha se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë shpenzuar 1,412 miliardë euro, prej të cilave 391 milionë euro nga komunat […]

Daut Haradinaj kritikon Kurtin për “shkatërrim të planifikuar të Kosovës”

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për shkatërrim të planifikuar të vendit. Në një postim publik, Haradinaj ka përmendur anulimin e projektit të termocentralit të ri energjetik, i cili pritej të përfundonte në vitet 2023-2024. Ai tha se kostoja e energjisë për operatorët ka shkuar nga 198 deri në […]

Policia e Kosovës parandalon dy raste kontrabande me mallra

Policia e Kosovës ka parandaluar dy raste të ndara kontrabande me mallra gjatë operacioneve të zhvilluara më 17 gusht 2025 përgjatë zonave kufitare. Në rastin e parë, njësia e Taskforcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën, ndaloi një automjet me targa vendore që transportonte mallra të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës. Gjatë kontrollit […]

OEK padit në Gjykatën Supreme për shkyçjen e bizneseve nga energjia

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka paralajmëruar dorëzimin e një padie në Gjykatën Supreme kundër vendimit të ZRRE-së për shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti elektrik për mungesë kontrate me furnizues privatë. Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, tha se procesi ka qenë i padrejtë dhe i kundërligjshëm, duke kritikuar ndërprerjen e energjisë gjatë fundjavës dhe […]

Aeroplan i Condor Airlines përfshihet nga flakët, ulje emergjente në Itali

Një aeroplan i kompanisë Condor Airlines, model Boeing 757-300, që po udhëtonte nga ishulli grek i Korfuzit drejt Dyzeldorfit në Gjermani, është përfshirë nga flakët në motor pak pas ngritjes. Në bord ndodheshin 263 pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi. Falë reagimit të shpejtë të pilotëve, aeroplani kreu një ulje emergjente në aeroportin e Brindisit në […]

Ymeri: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese nga Osmani janë të papranueshme

Analisti politik, Visar Ymeri, ka reaguar lidhur me debatet e fundit rreth Gjykatës Kushtetuese dhe përmendjen e emrit të gjyqtarit Radomir Llaban. Ai tha se rikthimi i këtij emri është bërë për qëllime “puro politike”, ndërsa theksoi se sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, sidomos kur vijnë nga figura me përgjegjësi publike si presidentja e vendit, janë […]

Policia sekuestron dy armë në Vushtrri dhe një në Skenderaj

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka ndërhyrë gjatë fundjavës në disa raste të shtënave në ahengje familjare, ku ka sekuestruar tri armë zjarri dhe municion. Dy armë janë sekuestruar në Vushtrri dhe një tjetër në Skenderaj. Të gjitha armët, bashkë me municionin e gjetur, janë proceduar si dëshmi materiale. Në lidhje me rastet […]