#Lajme

Bislimi: Nuk është mbyllur asnjë institucion shëndetësor në veri, propaganda serbe po manipulojnë opinionin

Pas kritikave për pezullimin e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional në Mitrovicën e Veriut, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka reaguar duke sqaruar se veprimi i autoriteteve nuk ka pasur për cak asnjë institucion shëndetësor në katër komunat veriore.

Ai theksoi se edhe strukturat ilegale të krijuara nga Serbia nuk janë prekur, pasi qëllimi është përfshirja e tyre në kuadrin ligjor të Kosovës, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve dhe mbështetje për stafin shëndetësor.

Sipas Bislimit, inspektorët vendorë kanë ndërprerë përkohësisht funksionimin e një fondi që lëshonte fatura të paligjshme dhe kryente transaksione pa bazë ligjore, derisa të paraqiten provat përkatëse.

Ai e quajti reagimin e Serbisë propagandë, duke theksuar se Beogradi po manipulon opinionin publik me prodhim masiv të lajmeve të rreme.