#Lajme

BIK alarmon: Varrezat osmane mbi 200 vjeçare në Rekë të Allagës u dëmtuan me ekskavator

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas demolimit të varrezave të vjetra osmane në fshatin Rekë të Allagës, në Pejë. Sipas BIK-ut, incidenti ndodhi dje në lagjet Pecaj dhe Hokaj, ku u dëmtuan gurët mbivarrorë (nishanet) që datojnë mbi 200 vjet.

Në reagim, BIK e konsideron këtë akt si vandalizëm të papranueshëm, duke e cilësuar sulm ndaj trashëgimisë historike dhe harmonisë ndërfetare. Kryesia kërkon nga institucionet kompetente të ndërmarrin veprime për rikthimin dhe restaurimin e gurëve dhe ndëshkimin e autorëve.