Benzema mungon në ndeshjen e fundit te Al-Ittihad, e ardhmja e tij në dyshim
Karim Benzema nuk luajti në ndeshjen e fundit të Al-Ittihad, ndërsa e ardhmja e tij te klubi mbetet e paqartë.
Sulmuesi francez dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje me klubin për kushtet e rinovimit të kontratës, përfshirë mundësinë e një uljeje të pagës. Trajneri Sérgio Conceição shmangu komentet për situatën, duke lënë vend drejtuesve të klubit, por e përshkroi Benzeman si një profesionist shembullor.
Ende nuk dihet nëse Benzema do të rikthehet në fushë apo do të largohet nga Al-Ittihad.








