#Lajme

Bekë Berisha: Disa që kanë folur kundër UÇK-së, sot po dalin kundër Bashës sikur po e mbrojnë atë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka komentuar debatet e fundit lidhur me raportimet për një studim ku figuron edhe emri i kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

Berisha tha se nuk është vetëm Basha ai që ka qenë i përmendur në diskutime për UÇK-në, por edhe personalitete të tjera që sipas tij kanë folur më herët kundër saj.
“Kogja do njerëz që kanë fol keq kundër UÇK-së, tash po dalin kundër Dimal Bashës, kinse po e mbrojnë UÇK-në. Po më kujtohet çka kanë thënë Mehmet Kraja e Isa Mustafa për UÇK-në. Dimal Basha është qytetar i Kosovës, deputet i zgjedhur, dhe nuk duhet të bullizohet në këtë formë”, tha Berisha.

Ai e lidhi këtë situatë me përçarjet dhe etiketime që, sipas tij, Kosova i ka përjetuar gjatë viteve të fundit.

Sa i përket votës së tij për Bashën, Berisha tha se nuk është i penduar.
“S’jam pishman. Duam t’i zgjidhim këto nyje dhe të ecim përpara. Këta janë deputetë të zgjedhur të Kosovës”, u shpreh ai.

Bekë Berisha: Disa që kanë folur kundër UÇK-së, sot po dalin kundër Bashës sikur po e mbrojnë atë

Duda Balje: Nuk do të votoj për