Begaj në OKB: Kosova e meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se Kosova ka dëshmuar me vepra se është një shtet i përgjegjshëm dhe kontribuues për paqen e stabilitetin në Ballkan.
Ai theksoi se vendi i Kosovës në Asamble mbetet padrejtësisht bosh dhe se njohja e pavarësisë së saj është një akt drejtësie dhe garanci për sigurinë rajonale.
Begaj kërkoi respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nënvizoi se e ardhmja e rajonit qëndron te bashkëpunimi e integrimi, jo te konfliktet.
Ai kujtoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe përparimet në energjinë e pastër, barazinë gjinore dhe zhvillimin digjital, duke e cilësuar gjithëpërfshirjen si rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm.











