#Lajme

Begaj: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, detyrim kushtetues të mbrojmë interesat e shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë, e cila gëzoi mbështetjen e pakushtëzuar të partnerëve strategjikë dhe aleatëve ndërkombëtarë.

Në një intervistë për ABC News, Begaj theksoi se Shqipëria ka detyrim kushtetues të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen. “Asnjëherë Shqipëria nuk ka hequr dorë. Ne jemi në detyrimin kushtetues që të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata janë, patjetër edhe të shtetit të dytë shqiptar, Kosovës”, u shpreh ai.

Duke folur për situatën aktuale të Kosovës, Begaj tha se pavarësia e saj u bë e mundur falë luftës së drejtë të UÇK-së dhe mbështetjes së fuqishme nga aleatët ndërkombëtarë.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit me SHBA-në, duke e cilësuar atë si “domosdoshmëri dhe krenari” për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Osmani nga New Yorku: Duhet reformim i