#Lajme

BE: Mbulimi mediatik rriti transparencën e raundit të parë të zgjedhjeve lokale

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka vlerësuar zhvillimin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale si një proces paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës.

Në reagimin e BE-së thuhet se pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve dhe mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës nga mediat kanë kontribuar në rritjen e transparencës së procesit zgjedhor.

Orav ka kërkuar që e njëjta qasje e drejtë dhe profesionale e mediave të vazhdojë edhe gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve.