BE-ja kërkon ndjekjen penale të autorëve të sulmit në Banjskë
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë, duke kërkuar nga Serbia arrestimin dhe ndjekjen e tyre penale.
Më 24 shtator 2023, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues. Përgjegjësinë e mori Millan Radoiçiq, i cili gjendet në Beograd.
Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, por vetëm tre po gjykohen në Prishtinë. BE-ja thekson se Serbia nuk ka kthyer përgjigje për kërkesat e ndihmës juridike dhe nuk ka ngritur aktakuza, ndërsa autoritetet kosovare përsërisin kërkesën për ekstradimin e të dyshuarve.











