BE-ja e shpall Kosovën vend të sigurt për azil
Bashkimi Evropian ka vendosur që Kosova, së bashku me shtatë vende të tjera, të konsiderohet zyrtarisht si “vend i sigurt i origjinës” për qëllime azili. Ky vendim është bërë i ditur nga Këshilli Evropian dhe synon përshpejtimin e procedurave për aplikimet që nuk kërkojnë mbrojtje në BE.
Sipas komunikatës, qytetarët kosovarë do të përfitojnë nga procedura më të shpejta të shqyrtimit të kërkesave për azil, duke pasur parasysh se Kosova ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër persekutimit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave themelore. Megjithatë, çdo aplikim individual mund të shqyrtohet nëse ekzistojnë arsye specifike për mbrojtje.
Rregullorja e re e BE-së, e cila për herë të parë përfshin listën e përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës, zgjeron rrethanat për refuzimin e kërkesave për azil dhe parashikon mundësinë që shqyrtimi të bëhet edhe në vende të treta të sigurta.
Përveç Kosovës, si vende të sigurta janë shpallur edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia, ku qytetarët e tyre do të përballen me procedura të përshpejtuara që zakonisht përfundojnë me refuzim ose zhvendosje të shqyrtimit në një vend të tretë të sigurt.










