#Sport

Bayer Leverkusen pritet të marrë shpejt vendim për të ardhmen e Granit Xhakës

Bayer Leverkusen ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në Brazil, me mesfushorin Granit Xhaka që ka udhëtuar me ekipin. Megjithatë, e ardhmja e tij në klub mbetet e pasigurt, për shkak të interesimit nga klubi arab Neom.

Skuadra e sapo-promovuar në elitën e futbollit arab ka shprehur interes serioz për mesfushorin e Zvicrës, ndërsa në tavolinë thuhet se është një ofertë prej 20 milionë eurosh për Bayer Leverkusenin.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes, ka konfirmuar për Kicker se interesimi ekziston dhe se vendimi për Xhakën do të merret shumë shpejt. “Jemi në fazën kur finalizojmë skuadrën. Graniti është një pjesë shumë e rëndësishme, prandaj kjo nuk është çështje që do të zgjasë deri në fund të afatit kalimtar,” tha Rolfes.

Ai shtoi se Leverkuseni po kalon nëpër ndryshime të mëdha dhe se do të synojnë të kenë 95% të skuadrës së kompletuar në një pikë të caktuar gjatë përgatitjeve. E ardhmja e Xhakës pritet të qartësohet në ditët në vijim.