#Lajme

Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar

Njësia e Hetimeve në Vushtrri ka zhvilluar një aksion operativ në dy lokacione, ku gjatë bastisjes në fshatin Duboc janë sekuestruar armë zjarri dhe municion.

Sipas burimeve, aksioni ka nisur pas informatave të marra nga strukturat relevante policore, fillimisht në fshatin Gojbulë, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Më pas, veprimet janë zhvendosur në fshatin Duboc, ku janë hasur dy persona të dyshuar dhe janë bastisur objektet përkatëse.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar:

  • 1 pushkë gjysmë automatike (cal. 10)
  • 1 armë gjuetie dytytëshe
  • 1 armë me tytë të shkurtër cal. 9 mm
  • 1 karikator i armës me tytë të shkurtër
  • 28 fishekë të llojeve të ndryshme
  • 1 çantë për karikatorë

Të dyshuarit në këtë rast janë: L. Z., rreth 42 vjeç, dhe A. A., rreth 20 vjeç. Të dy janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit Kujdestar, njëri është ndaluar për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Hetimet vazhdojnë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *