Basha dhe deputetët e VV-së bëjnë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës
Në 20-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me deputetët e Vetëvendosjes, Alternativës dhe Listës “Guxo”, vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe tek varri i tij, duke nderuar kujtimin e tij dhe trashëgiminë që la pas.










