#Sport

Barcelona udhëton drejt Pragës me mungesa të rëndësishme

Barcelona është nisur drejt Pragës për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Slavia Pragës, por do të përballet me disa mungesa të rëndësishme. Trajneri Hansi Flick ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar të martën në mëngjes.

Skuadra katalanase nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Lamine Yamal, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë të grumbulluar. Jashtë ekipit mbetet edhe Ferran Torres, për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa Joao Cancelo nuk është i kualifikuar për këtë fazë të garës. Po ashtu, portieri Marc-André ter Stegen nuk është përfshirë, pasi është në fazën përfundimtare të transferimit të tij në formë huazimi te Girona.

Në anën tjetër, një lajm pozitiv për Barcelonën është rikthimi i Raphinhas, i cili kishte munguar në përballjen e fundit kundër Real Sociedad.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *