#Sport

Barcelona – Real Madrid, finalja e Superkupës së Spanjës sonte në Arabinë Saudite

Real Madridi dhe Barcelona përballen sonte nga ora 20:00 në Jeddah, në finalen e Superkupës së Spanjës, në një tjetër El Clasico që pritet me interes të madh.

Sipas informacioneve të fundit, Kylian Mbappé nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Sulmuesi francez mbërriti të premten mbrëma në Yeda dhe u stërvit normalisht me ekipin në seancën e fundit para finales, por trajneri Xabi Alonso ka vendosur ta mbajë atë në stol.

Mbappé pritet të jetë “arma sekrete” e Real Madridit në pjesën e dytë. Ky do të jetë El Clasico i tij i gjashtë, ndërsa deri tani ka shënuar gjashtë gola kundër Barcelonës.