Baraliu: Zgjedhjet e parakohshme rrezikojnë të thellojnë krizën politike
Kriza institucionale që ka hyrë në muajin e tetë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka rikthyer në skenë idenë e zgjedhjeve të reja parlamentare si një mundësi për të zhbllokuar situatën. Megjithatë, profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, paralajmëron se një proces i ri zgjedhor mund të sjellë përsëritjen e së njëjtës krizë, madje me pasoja më të rënda për vendin.
Sipas tij, edhe nëse Gjykata Kushtetuese rekomandon shkuarjen në zgjedhje, rezultati pritet të jetë i ngjashëm me atë të 9 shkurtit, duke e lënë vendin sërish pa zgjidhje.
Baraliu shtoi se nëse Gjykata rikthen për votim çështjen e një ose dy nënkryetarëve të Kuvendit dhe nuk arrihet konsensus, zgjedhjet do të mbeten opsioni i vetëm. Megjithatë, ai theksoi se ky hap duhet të merret me kujdes, pasi mund të prodhojë më shumë probleme sesa zgjidhje.











