Balje: Nuk e votoj asnjë kandidat të VV-së për kryeparlamentar
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit.
Ajo tha se zgjidhja mund të arrihet vetëm nëse propozohet një kandidat që gjen mirëkuptim edhe nga opozita, por shtoi se nuk e di se çfarë plani ka VV-ja.
“Kam shpresë që brenda këtyre 30 ditëve dikush do të lëshojë pe. Unë kam qëndrim dhe nuk e ndryshoj, nuk kemi gjetur mirëkuptim me VV-në. Jo, asnjë emër nga ta nuk e votoj”, u shpreh Balje.











