Bajrami: Pesë vjet qeverisje Kurti, asnjë shenjë pozitive në infrastrukturë
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrami, ka kritikuar qeverisjen pesëvjeçare të Albin Kurtit, duke theksuar se nuk është realizuar asnjë investim i rëndësishëm në rrugë, ura, hekurudha apo kapacitete energjetike.
Ajo tha se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë shpenzuar 1,412 miliardë euro, prej të cilave 391 milionë euro nga komunat dhe 1,021 miliardë euro nga niveli qendror. Nga këto, vetëm 138 milionë euro në nivel qendror dhe 105 milionë euro nga komunat kanë shkuar për investime kapitale, respektivisht 13% dhe 27% e buxhetit të shpenzuar.
Bajrami vuri në dukje se kjo pasqyron një trashëgimi të dobët qeverisëse dhe se buxheti i paraparë për investime kapitale për vitin 2025 është 931 milionë euro, ndërsa gjashtëmujori i parë ka realizuar vetëm 243 milionë euro. Ajo theksoi se qytetarët nuk do të mund të tregojnë asnjë infrastrukturë të ndërtuar gjatë qeverisjes Kurti.











