Bajrami: Kosova po zhytet në krizë, Kurti aleat me Listën Serbe në bllokimin e institucioneve
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e çon vendin drejt një krize të thellë ekonomike, ndërsa institucionet vazhdojnë të mbesin të bllokuara.
Ajo tha se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit është 4.3%, por për shportën bazë të konsumit shifrat arrijnë në dyshifrore. Bajrami përmendi gjithashtu edhe rritjen e çmimit të rrymës për bizneset dhe mungesën e investimeve kapitale nga ana e Qeverisë.
Duke e akuzuar Kurtin për faktorizimin e Listës Serbe, Bajrami tha se ai është bërë aleat me këtë subjekt në bllokimin e institucioneve të Kosovës.











