Bajqinovci: Qeveria do të formohet me Fatmir Limajn dhe minoritetet joshumicë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se Qeveria e re pritet të formohet në koalicion me Fatmir Limajn dhe minoritetet joshumicë.
Në emisionin “Politiko”, ai tha se LVV-ja është e gatshme ta bëjë Qeverinë brenda dy javësh. “Mund të jetë një koalicion i ngushtë me 61 vota, me z. Limajn dhe dy deputetë minoritar që nuk do të jenë kundër”, u shpreh ai.
Bajqinovci shtoi se në rast se Albin Kurti nuk mandatohet për kryeministër, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.











