#Lajme

Bahtiri i gëzohet hapjes së urës së re në Mitrovicë: “Urime gjithë Kosovës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është shfaqur sot i buzëqeshur në Kuvend, duke shprehur entuziazmin për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Urime ura e re gjithë Kosovës. Kënaqësi e veçantë sot, e kemi urën e hapur. Është e lirë për të gjithë qytetarët që lidh dy brigjet e lumit Ibër. Jam tepër i lumtur”, tha Bahtiri.

I pyetur për procesin e konstituimit të Kuvendit, ai zgjodhi të mos japë komente.