#Lajme

Avokati Prosper kritikon Prokurorinë: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë qenë kalimtarë në Kosovë

Në vazhdën e deklaratave përmbyllëse në Dhomat e Specializuara, avokati amerikan Pierre Richard Prosper, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) lidhur me trajtimin e dëshmitarëve ndërkombëtarë.

Gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues, që zgjati rreth 15 minuta, Prosper theksoi se është e pabesueshme të pretendohet se dëshmitarët ndërkombëtarë kanë qenë “kalimtarë” në Kosovë. Sipas tij, këta persona kanë pasur komunikime personale dhe role të rëndësishme zyrtare në shtetet e tyre, duke mos dëshmuar në cilësinë e individëve privatë.

“Prokuroria dëshiron që ju të besoni se këta persona kanë qenë kalimtarë në Kosovë. Kjo tregon injorancë dhe mungesë respekti”, u shpreh ai, duke shtuar se pretendimet se Thaçi i ka mashtruar ata nuk qëndrojnë.

Prosper akuzoi Prokurorinë për shtrembërim të fakteve dhe i bëri thirrje trupit gjykues që të reflektojë mbi argumentet e paraqitura.

Ndërkohë, ekipi mbrojtës po vijon me deklaratat përmbyllëse. Më herët, avokatja Nina Tavakolli ka deklaruar se ZPS nuk ka arritur të argumentojë se Thaçi ka përdorur pushtetin e qeverisë së përkohshme për qëllime të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Kupa e Kosovës në basketboll: Sonte zhvillohen

Avokati Prosper kritikon Prokurorinë: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë qenë kalimtarë në Kosovë

Avokatja e Krasniqit kërkon pafajësinë: S’ka prova

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *