Avokati Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq, ka deklaruar në fjalën hyrëse se klienti i tij është i pafajshëm nga akuzat që rëndojnë mbi të.
Ai theksoi se procesi gjyqësor ka nisur para pesë vitesh dhe se ky gjykim, sipas tij, nuk përbën një vlerësim të jetës apo veprimtarisë së Thaçit, por një shqyrtim të pretendimeve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Deklarata u bë në kuadër të fazës përfundimtare të procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku sot po paraqiten deklaratat përmbyllëse të palëve. Seanca ka nisur në orën 09:00 dhe shënon ditën e tretë radhazi të kësaj faze në një nga proceset më të mëdha gjyqësore që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.








