Avokati i Popullit kritikon Gjykatën Speciale: Rast shqetësues gardiani që u bë prokuror
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe garancish në procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.
Ai tha se pas takimit me kryetaren e Gjykatës Speciale nuk ka marrë përgjigje të qarta për barazinë në procedura dhe pavarësinë e gjykatës. Qelaj e cilësoi rastin kur një gardian burgu u emërua prokuror si praktikë jo standarde dhe të mbështjellë me jotransparencë.
Sa i përket monitorimit të seancave, Qelaj tregoi se janë lejuar vetëm si publik i zakonshëm, ndërsa vizitat tek të paraburgosurit janë kufizuar. Ai shtoi se shpreson të zhvillojë vizita dhe takime me palët brenda këtij viti.











