AUV urdhëron tërheqjen e APTAMIL AR 2 nga tregu, apel për konsumatorët
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se produkti ushqimor për foshnja APTAMIL AR 2 është larguar nga tregu, pasi në të është identifikuar substanca Cereulide, e cila paraqet rrezik potencial për shëndetin.
Sipas AUV-së, janë ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen e produktit nga qarkullimi, ndërsa konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt këshillohen të mos e përdorin dhe ta kthejnë atë në pikat e shitjes ku është blerë.








