#Sport

Aurelien Tchouameni i Real Madridit suspendohet për një ndeshje

Mesfushori francez i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, është suspenduar me një ndeshje nga La Liga.

Ai mori karton të verdhë në përballjen e djeshme ndaj Levantes dhe ka arritur limitin e kartonëve. Trajneri i “Los Blancos”, Alvaro Arbeloa, nuk do të mund të llogarisë te shërbimet e Tchouamenit në ndeshjen e ardhshme ndaj Villarealit.