#Sport

Arsenal – Liverpool, formacionet zyrtare: Gunners për titull, Liverpool për ringjallje

Arsenal do të presë Liverpoolin në një ndeshje kyçe të Ligës Premier në Emirates Stadium, që fillon në orën 21:00, me mundësinë për të zgjeruar diferencën në renditje deri në 17 pikë në rast fitoreje. Gunners kanë shfaqur dominim të jashtëzakonshëm në shtëpi këtë sezon, me 14 fitore nga 15 ndeshjet e luajtura dhe 12 fitore radhazi në kampionat, dhe mund të vendosin një rekord historik duke mundur Liverpoolin tre herë radhazi në shtëpi.

Liverpooli synon të marrë pikët dhe të ngushtojë diferencën me Aston Villan, duke kërkuar një rezultat pozitiv në një ambient të vështirë si Emirates.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Hincapie; Zubimendi, Rice, Odegaard; Saka, Trossard, Gyokeres.

Liverpool: Alisson; Bradley, Van Dijk, Konate, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister, Szoboszlai; Frimpong, Wirtz, Gakpo.