#Lajme

Arrestohet shtetas serb në Leposaviq për kalim të paligjshëm të kufirit

Një shtetas i Serbisë është arrestuar të dielën në komunën e Leposaviqit, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi–Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar në fshatin Tersava, rreth orës 15:00, ndërsa po qarkullonte me një veturë me targa të Beogradit.

Sipas njoftimit zyrtar, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “kalim i paautorizuar i kufirit”, ndërsa hetimet lidhur me këtë ngjarje janë duke vazhduar.