#Lajme

Arrestohet personi në kërkim në Prizren – i dënuar me mbi 3 vjet burgim për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në kërkim në Prizren, i cili ishte nën urdhër arreste për vuajtjen e dënimit me 3 vite e 25 ditë burgim për vjedhje.

Rreth orës 22:35 më 21 gusht 2025, njësia e inteligjencës ka marrë informacion për praninë e të dyshuarit K.T., 26 vjeçar, në një lokal-kafiteri në Prizren. Kur patrulla ka mbërritur në vendngjarje, i dyshuari ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacionin policor dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin korrektues përkatës. Policia e Kosovës thekson angazhimin e saj në zbatimin e urdhërave gjyqësore dhe garantimin e sundimit të ligjit.