#Lajme

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur më 28 janar 2026, rreth orës 17:00, pasi i dyshuari gjatë udhëtimit ka paraqitur dokumente për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “falsifikim i dokumentit”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *