#Lajme

Arrestohet një 22-vjeçar në Podujevë për vuajtje të dënimit me një vit burg

Policia ka realizuar edhe një arrestim tjetër në kuadër të ekzekutimit të urdhëresave gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur më 5 dhjetor 2025, rreth orës 12:20, në fshatin Dumosh të Podujevës, ku është lokalizuar dhe arrestuar një i ri rreth 22-vjeçar me inicialet R. P., i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.

I riu ishte i dënuar me një vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Podujevë, dënim që nuk e kishte vuajtur më parë. Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për fillimin e vuajtjes së dënimit, ndërsa veprimet procedurale janë përfunduar nga njësitë kompetente sipas ligjit.