#Ballina #Kosova #Lajme #Zëri i Qytetit

Arrestohet në Vushtrri i kërkuari me dy urdhërarrestime – dërgohet për vuajtje të dënimit prej 19 muaj burgim

Një person i shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga njësia policore në këtë komunë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 23 korrik 2025, rreth orës 22:30, është arrestuar Flamur Ajvazi, 22 vjeç, ndaj të cilit ishin lëshuar dy urdhërarrestime aktive për shkak të vendimeve të formës së prerë.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë, bazuar në dy urdhëresa gjyqësore:
– E para parashihte dënim me burg prej 10 muajsh e 20 ditësh
– Ndërsa e dyta, dënim me burg prej 8 muajsh e 25 ditësh.

Arrestohet në Vushtrri i kërkuari me dy urdhërarrestime – dërgohet për vuajtje të dënimit prej 19 muaj burgim

Ministria e Drejtësisë reagon për mbrojtjen juridike