Arrestohet në Vushtrri i dënuari për narkotikë, dërgohet në vuajtje të dënimit
Policia e Kosovës ka arrestuar një 31-vjeçar nga Vushtrria, i dënuar me një vit burg dhe një gjobë prej 200 eurosh për veprën penale që lidhet me narkotikë.
I dënuari, G. G., kishte shmangur paraqitjen për vuajtje të dënimit, pavarësisht thirrjeve të Gjykatës, dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë arresti.
Pas ndalimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar me aktgjykim.











